Report TV - Familjet mafioze, plani i SHBA për goditjen e krimit në Shqipëri

2018-05-03 2

Një deklaratë e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, ka trazuar si rrallë ndonjëherë politikën shqiptare. Një ditë pas deklaratës në rrethet politike dhe mediatike nisën të qarkullojnë zëra mbi format e ndërhyrjes së SHBA, për asistimin e autoriteteve shqiptare, për të goditur kështjellën e krimit dhe mafies në Shqipëri. Por, një ndërhyrje e amerikanëve duket se është e pashmangshme, pasi është parashikuar në ligj. Në korrik të 2015, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Termat e paktit janë ndryshuar me vendim të Parlamentit në fund të vitit 2016.