Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Denoncimi i mbërritur në emisionin BOOM këtë herë sjellë shqetësimin e një qytetari, por që në fakt nuk është vetëm i tij, pasi raste të tilla ka pafund.
Njerëz që punojnë dhe që nuk paguhen çdo muaj. Ata nuk i marrin lekët muaj për muaj, por një herë në dy apo tre muaj.
Kjo skemë e ngritur nga disa punëdhënës, bën që shumë punonjës të vazhdojnë të punojnë me shpresën se do i marrin lekët një ditë, por jo rrallë herë ndodh që ato lekë të mos i marrin fare dhe në këto kushte të detyrohen të lënë dhe punën.
Personi që ka denoncuar në BOOM ka qenë roje në objektin e TEC-it në Kombinat dhe ka punuar për kompaninë Petrol Alba (shoqëri aksionere). Qytetari ka bërë një kërkesë të cilën e ka dorëzuar në ndërmarrje ku ka kërkuar shkëputjen nga puna, me arsyen se nuk është paguar 16 muaj.
Qytetari është i deklaruar në Tatime për gjithë periudhën në të cilën ka punuar, por në sigurime ka vetëm katër muaj kontribute të mbyllura nga kompania.
Borxhi që i ka kompania është 4 milionë lekë të vjetra paga + sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara.
Për këtë ai i është drejtuar dhe gjykatës, por edhe pse vetë kompania i ka dhënë vërtetimin që borxhin ja njeh po s`ka pasur të ardhura që t`ja paguaj, gjykata ja ka rrëzuar kërkesë padinë, një vendim ky absurd, pasi vetë kompania ka kërkuar rrëzimin e pjesshëm të padisë.
Pas ndërmjetësimit të BOOM, denoncuesit i është dhënë një pjesë e pagës dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ndërkohë nga ana e drejtorit u tha që me plotësimin e disa dokumentave të tjera, Luan Nurellari do të likujdohet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cudia-kompania-ia-njeh-punonjesit-borxhin-gjykata-jo/