Stop - Tenderi me shkelje i lavanterisë në spitalin e Durrësit, faji “top futbolli”! (03 tetor 2017)

2018-05-03 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-21-sezoni-3/

Emisioni ?STOP? i rikthehet tenderit problematik të lavanterisë në spitalin e Durrësit, që parashikon shpenzimin e 1.5 miliardë lekëve në 3 vjet.

Juristja e prokurimeve ?ia kalon topin? kreut të KVO-së, Endrit Shehut, ndërsa ky i fundit mjaftohet të thotë se do të shprehet gjykata. Po kështu drejtoresha e komanduar, Çikalleshi deklaron se do të mbajë përgjegjësi, nëse gjykata e nxjerr procedurën me shkelje.

Spitali i Durrësit, në fillim të vitit 2017 ka kërkuar shërbimin e lavanterisë, pra një kompani private që merret me pastrimin e ndërresave të shtretërve, uniformave të mjekëve dhe infermierëve.

Tenderimi u bë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, ku morën pjesë 5 operatorë.

Më datë 26 Qershor 2017 u përzgjodh operatori fitues, kompania ?Sanitary Cleaning?, e cila përbëhet nga 3 kompani. Shoqëria italiane ?A.G.LAUNDRI? SRL mori përsipër të kryejë 60 % të shërbimeve, subjekti ?MIMOZA DELIU?, si person fizik, 30% dhe ?Sanitary Cleaning? ndërmori 10%.

Por emisioni ?STOP? provoi që dokumentet nuk janë dorëzuar në bazë të ligjit të tenderit, pasi shumica e tyre nuk janë origjinale, por fotokopje.

Subjekti ?MIMOZA DELIU? nuk ka kapacitetin e duhur për të zhvilluar shërbimin e lavanterisë, gjithashtu ka probleme në dokumentacionin që ka dorëzuar në OSSHE dhe faturat tatimore. Ndërsa ?Sanitary Cleaning? nuk ka dorëzuar kontratën origjinale të qerasë, por një fotokopje të saj.

Prokura e Xhovana Leonardit nga shoqëria ?A.G.LAUNDRI? SRL është totalisht në shkelje, pasi procedura është bërë më 24 Qershor 2017, ndërsa pajisja me vulë apostile është bërë më 26 Qershor 2017.

Ndaj gazetari i emisionit ?STOP? iu drejtua Presidentit të Dhomës Kombëtare të Noterëve, për të komunikuar me zv. presidentin Fatmir Lace.

?Çdo noter e ka shumë të qartë se edhe Italia është një vend aderues i kësaj konvente, që për të përdorur një dokument të bërë në një shtet të huaj duhet të ketë vulë apostile. Pa këtë vulë kuptohet që nuk duhet të kryhen veprime!?.

Nëndrejtori i spitalit, Endrit Shehu u shpreh se dokumentacioni i nevojshëm për tenderin e zhvilluar gjendet online dhe pranoi që ka qenë kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. I vendosur në pozitë të vështirë para pyetjeve të gazetarit thotë: ?Në momentin që ai sjell dokumente, të cilat dyshohen se nuk janë origjinale nga ana juaj, atëherë nuk lidhet kontrata?.

Por çuditërisht kontrata është lidhur, ndaj gazetari i emisionit ?STOP? është rikthyer pranë administratës së spitalit të Durrësit për të komunikuar sërish me juristen Çikalleshi dhe kreun e KVO-së.

Gazetari ? Ju si juriste, si mund të lidhni kontratë me këtë subjekt?

Juristja ? Unë me këtë subjekt kam lidhur kontratë sepse kam nga KVO-ja një raport përmbledhës. Kështu që në momentin që unë kam një raport përmbledhës ?

Gazetari ? Çfarë thotë k...

Free Traffic Exchange