Report TV - Meta pret ministrin e Jashtëm të Luksemburgut: Vlerësojmë ndihmën

2018-05-03 0

Presidenti Ilir Meta ka pritur gjatë ditës së sotme Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjtë takimit është biseduar për marrëdhëniet e përbashkëta, ku Presidenti Meta ka vlerësuar ndihmën e Luksemburgut në mbështetje të vendit tonë në rrugën e Bashkimi Evropian.

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn ka siguruar Presidentin Meta, që vendi i tij do të vijojë të jetë i pa lëkundur në mbështetjen e vendit drejt rrugës së BE-së

Njoftimi i plotë i zyrës së presidentit të shpërndarë për mediat:

Presidenti Meta priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn
3 tetor 2017
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.