Ndotja e bregdetit të Durrësit me afro 1000 litra mazut në nëntor të vitit 2015 është bërë nga anija Bridge e cila me flamur qipriot ka ardhur në portin e Durrësit për të sjellë pasagjerë nga Ankona.
Është ky konkluzioni i hetimeve të prokurorisë së Durrësit e cila tashmë ka ngritur akuzë zyrtare ndaj kapitetin grek të anijes Efthymyos Sokos dhe pjestarit të ekuipazhit të kësaj anije Charalampos Chiotelis.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të prokurorisë e cila i akuzon ata për ndotje të ujërave. Krim ky që sipas kodit penal shqiptar dhe nenit 203 dënohet me burg nga pesë deri në 10 vite.
Por si u ndot deti dhe u hodhë mbetja e vajrave dhe naftës nga anija në det?
Sipas hetimeve Sokos para hetuesve ka deklaruar ?kam rreth tre muaj që punoj në detyrën e kapitenit të anijes ?Bridge?. Lënda mazut është hedhur në det nga ndonjë prej pjestarëve të stafit, sipas meje mund të jetë hedhur nga motorristi shtetasi Pakistanez Syed Shahasad?.
Nga e tij motorristi ka deklaruar ?lënda djegëse e derdhur në det, është nxjerr si rezultat i një defekti që kishin starecineskat e tragetit?.
Pas këtyre dëshmive dhe defektit të pa riparuar në target prokuroria në bazë dhe të ekspertimeve teknike dhe ekologjike për ndotjen e shkaktuar ka ngritur akuzën ndaj Sokol dhe përgjegjësit teknik Charalampos Chiotelis.