“FMN konfirmoi shqetësimet e PD” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita është në të njëjtën linjë me qëndrimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, lidhur me risqet e ekonomisë. Kreu i grupit kuvendor të PD, Edmond Spaho, në një intervistë për Vizion Plus, thotë se opozita i ka paralajmëruar më herët këto shqetësime. Sipas tij, qeveria ka ndërmarre një sërë aksionesh në aspektin fiskal, por pa rezultat.

Në mandatin e parë, qeveria kishte ne fokus eliminimin e detyrimeve të prapambetura, por ky fenomen vijon të jetë prezent. Sa i përket riskut Partneritet-Publik-Privat, Spaho thotë se opozita nuk është kundër investimeve, por programi i qeverisë mbart riskun e zbatimit të tij në mënyrë klienteliste.


Një ditë më parë, FMN i bëri një skaner ekonomisë shqiptare, ku përveç shqetësimeve, evidentoi se ekonomia do të rritet përtej parashikimeve për vitin 2017.