Ish-deputeti Alfred Peza ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku përveç librit foli edhe për problemet me ligjin dhe humbjen e nënës.
Peza tha se nëna e tij kishte dëgjuar vetëm mirë për të, por akuzat për pastrim parash emundën.
?Nëna ime ka qenë një grua që nuk ka patur asnjë rrudhë, edhe ne që jemi fëmijët e saj kemi rrudha. Por, historia ime e përfolur në media e mundi. Ajo kishte vite që dëgjonte që Fredi shkon mirë me mësime etj dhe erdhi një moment që Fredi akuzohej për pastrim parash. Sigurisht që unë shkruaj romane dhe kam shkruar disa libra se ne Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk të pranojnë nëse nuk je doktor shkencash. Është një dramë që e kanë kaluar shumë nëna politikanësh. Unë kam filluar ta shkruaj librin në janar kur filluan akuzat ndaj meje dhe e kam përfunduar kur mbylli sytë nëna ime. Librin ia dedikoj nënës time. Unë nuk bëra pushime pasi në qershor, korrik dhe gusht nëna ime ka qenë në koma.