Ora News – Gjykata e Lartë ia kalon Krimeve të Rënda dosjen ‘Peza’

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Lartë ka vendosur të shpallë moskopetencën për gjykim e ish deputetit Alfred Peza duke ia kaluar dosjen gjykatës së Krimeve të Rënda. Vendimi erdhi pas kerkesës së prokuroisë pasi Peza nuk është me deputet dhe si tille nuk mund të gjykohet nga Gjykata e Lartë.
Ish Deputeti Alfred Peza do të gjykohet tashmë nga Krimet e Rënda për akuzën e evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë të pasurive.
Ishte ky vendimi i kolegjit penal pranë gjykatës së lartë kryesuar nga relatori Shkëlzen Selimi, ku u vendos ta pranohet kërkesë e prokurorisë për të transferuar këtë gjykim pranë Krimeve të Rënda meqe tashme me kodin e ri te procedurës penale kompetente për shqyrtimin e ketyre vepra ëshët SPAK.
Pak muaj më parë ndaj Alfred Pezës u ngritën tre akuza pasi sipas hetimeve të prokurorisë ai kish blerë aksione në vlerën e afro 1 milion euro pranë një banke të nivelit të dytë pa justifikuar burimin e pasurisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-e-larte-ia-kalon-krimeve-te-renda-dosjen-peza/