Ora News – E frikshme, 1 në 10 femra preket nga tumori i gjirit

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Kanceri është i pranishëm midis nesh, potencialisht. Secila nga ne mund të jetë pre e tija, por nuk është e thënë që të jemi viktima e tij. Së pari duhet që frikës t?i vëmë guximin?.
Ky mesazh i mjekes onkologe, Adelina Mazreku, duhet të sensibilizojë çdo femër, grua, nënë për të bërë një eko ose mamografi.
Një kancer i zbuluar herët, shpëton jetë. Mjekët onkologë evidetojnë me shqetësim se kufiri i moshës së të prekurve po ulet ndjeshëm. Me tumor në gji rezultojnë paciente 20 deri në 25 vjeçe.
Adelina Mazreku: Ky është një armik me forcë të madhe goditëse sepse mund të preki çdo femër dhe biles edhe moshat e reja që duke filluar edhe nga mosha 20-25, që përpara ka qenë përjashtim.
Kontrollet rutinë, mund të behen edhe përmes prekjes së gjoksit, masazheve tek vetja për të parë nëse ka diçka jo të zakonshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/e-frikshme-1-ne-10-femra-preket-nga-tumori-i-gjirit/

Free Traffic Exchange