Një sukses i padiskutueshëm ishte mbrëmja e djeshme e ?Dance With Me Albania?.
Skenografitë dhe kërcimet e kuruara në detaj konfirmuan edhe një herë arritjen e rekordeve të shikueshmërisë.
Të parët që hapën mbrëmjen ishin Fiori dhe Iljardi të cilët sollën një kërcim sa domethënës dhe komik rreth marrëdhënies së punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Një kërcim shume sensual ishte ai i Xhensilës dhe Trimit.
Xheni dhe Benardi sollen apokalipsin në skenën e ?Dance With Me?.
Shumë duartrokitje mori edhe performanca e Anës dhe Albit, ku nuk munguan as surprizat.
Rovena dhe Meritoni sollën një atmosferë hënore nën tingujt e Luna Tu.
Surpriza e natës së katërt live ishte pjesëmarrja e aktorit të madh Mehdi Malka dhe fashion blogger Aurela Hoxha. Ata janë çifti më i ri që i bashkohet spektaklit.
Gjatë mbrëmjes nuk munguan as batutat dhe komentet pikante të jurisë së përbërë nga Robert Alija, Valbona Selimllari dhe Albi Nako.
Çifti i mbrëmjes u shpall Xheni dhe Benardi.
Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, si gjithmonë vendosin standarde shumë të larta në realizimin e spektakleve.
?Dance With Me Albania? rikthehet çdo të hënë në orën 20:15 në ekranin e televizionit Klan.
Tv Klan