Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Platforma e Partisë Demokratike kundër krimit të organizuar, shtrihet në dy plane kryesore, ndërhyrje në legjislacion dhe betejë denoncimesh politke. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se momenti i parë i ndryshimeve ligjore për të shkëputur lidhjen e krimit me politikën, është reforma zgjedhore ndërsa tha se do rikthehet vëmendja tek dekriminalizimi. Ndërkohë demokratët do të denoncojnë krimin jo vetëm në parlament por do të ndërgjegjësojnë për këtë problem edhe partnerët ndërkombëtarë.
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një interviste për Ora News zbardhi strategjinë kundër kriminalitetit. Platforma e opozitës parashikon një betejë politike dhe ligjore kundër këtij fenomeni, e cila do të fokusohet në denoncimet publike, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, por dhe parashikimi i instrumentave ligjorë në reformën zgjedhore dhe duke rikthyer vëmendjen tek dekriminalzimi.
Alibeaj: Përvecse ndërgjegjësimit publik brenda vendit dhe ndërgjegjësimit të partnerëve ndërkombëtarë do të duhet të ndërmarrë iniciativa konkrete për të mos e bërë të mundur në proceset zgjedhore të pritshme të ndodhi i njëjti mekanizëm siç ndodhi në 25 qershor. Reforma zgjedhore, ky është momenti i parë, jo i vetmi që është mjet për të cilin çdo kusht do të duhet të targetojë të gjitha energjitë e veta politike dhe juridike për të bërë të mundur të kësaj prerje gordiane. Ende nuk e kemi mbaruar procesin e dekriminalizimit. Që do të thotë ligji për dekriminalizimin do të duhet të vazhdojë me persistencë deri në fund dhe ky është momenti i dytë i strategjisë.
Krimi ka lidhje të ngushte me këtë mazhorancë thotë Alibeaj, kjo pas një pakti të ri mes tyre në zgjedhjet e 25 qershorit. Situatën ai e vlerëson emergjente.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/strategji-kunder-krimit-alibeaj-ndergjegjesim-edhe-nderkombetareve/