Dhjetëra familje jetojnë në kushte mizerabël në shkollën e ndërtuar nga rusët

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra familje të komunitetit egjiptian jetojnë prej vitesh në godinën e një shkolle, themelet e së cilës u hodhën nga rusët në vitin 1953. Për ta mungojnë edhe kushtet më elementare të jetesës e banorët të lodhur, thonë se nuk mund të vazhdojnë edhe për shumë kohë mbijetesën. Kërkesat e tyre kanë mbetur pa përgjigje nga pushteti lokal, ndërsa banesat sociale që nisën të ndërtohen, janë në në mes për mungesë fondesh.
Themelet e kësaj ndertese në Cërrik u hodhën nga rusët në vitin 1953, e për shumë vjet me radhë ishte shkollë.
Por sot godina banohet nga komuniteti egjiptian që është strehuar aty prej 30 vitesh. Kushtet e jetesës në këtë vend nuk plotësojnë standardet minimale.
Mungesa e çatisë bën që shiu të hyjë brenda e shpesh edhe përmbyt familjet.
Banorët kërkojnë nga qeveria ndërhyrje të menjehërshme pasi për ta kjo jetesë është e padurueshme.
Nga ana e Bashkisë Cërrik janë dërguar shkresa të njëpasnjëshme drejt Ministrisë së Zhvillimit Urban, fakt të cilin e pohon Osman Dine kryetar i shoqatës egjiptiane për qarkun Elbasan, i cili interesohet për problemet e këtij komuniteti.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/dhjetera-familje-jetojne-ne-kushte-mizerabel-ne-shkollen-e-ndertuar-nga-ruset/