Report TV - Ndërtimi në Butrint, 8 pyetje për Ministrinë e Kulturës

2018-05-03 0

Objekti për Bar-Kafe që po ndërtohet brenda parkut të Butrintit ka shkaktuar debat, për faktin se po dëmtohet një zonë me vlera të rralla arkeologjike. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit, në Akropolin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, e cila është më e larta në Butrint.

Por sipas ministrisë së Kulturës, që është autoriteti përgjegjës për Parkun dhe për lejen e dhënë, kjo ndërtesë do të jetë me një strukturë të përkohëshme, edhe pse në pamje duket qëarë që ndërtesa po bëhet me elemente hekuri dhe beton. Paqartësia për funksionin dhe madhësinë e godinës që po ndërtohet brenda Parkut të Butrintit është ajo që bie në sy edhe pas reagimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës. Si në deklaratën e ministrisë, por edhe në vendimet që përmenden në këtë deklaratë, nuk jepen detaje të projektit.

Në lidhje me këto paqartësi dhe mungesën e informacionit lindin një sër pyetje që kërkoujnë përgjigje nga Ministria e Kulturës.

Free Traffic Exchange