Report TV - Gjyqi i Shullazit, javën e ardhshme dëshmojnë Tahiri e Çako

2018-05-03 0

TIRANE - Në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda sot ka dëshmuar biznesmeni i duraluminit nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, të cilit i është vënë tritol në banesë në 16 dhjetor të vitit 2016. Përpara togave të zeza dhe në ballafaqimin me Shullazin, ai ka deklaruar se dy ditë përpara se t'i vendosej lënda shpërthyese, i kanë shkuar dy persona të cilët i kanë komunikuar se Shullazi i kërkon takim.

Nga ana tjetër, Kërçuku ka thënë se nuk e njeh personalisht Shullazin, ndryshe nga deponimi i mëparshëm kur u shpreh se i akuzuari e kishte kërcënuar dhe sharë në telefon. "Nuk e njoh Shullazin. S'e kam takuar ndonjëherë.Në gjyqin e Emiljano Shullazit sot kanë dhënë dëshmi katër dëshmitarë, mes të cilëve edhe biznesmeni Kërçuku. Javën e ardhshme pritet të dëshmojnë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Rektori Mynyr Koni, ish-rektorët e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule e Shezai Rrokaj si dhe ish-kandidatja për Rektore, Klodeta Dibra.

Free Traffic Exchange