Pritet përballja e Tahirit me Shullazin, dëshmon biznesmeni lushnjar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe në dy dëshmitë e fundit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Emiljano Shullazi, nuk rezulton se njihet nga dëshmitarët të cilët më herët kishin akuzuar bandën e tij për gjobvënie dhe tritol. E fundit ishte e biznesmenit nga Lushnja, i cili ndryshoi dëshminë e tij në Gjykatë.

Adriatik Kërçuku, biznesmeni i duraluminit në Lushnje, pati thënë gjatë hetimeve se kishte folur me Shullazin në telefon dhe ky i fundit e kishte kërcënuar. Pas kësaj në biznesin e tij shpërtheu një sasi tritoli. Gjatë dëshmisë së kësaj të marte biznesmeni tha se Shullazin nuk e njeh dhe se me personin kishte folur vetëm në telefon.


?Vetëm folëm në telefon e më tha takohemi ne Tiranë, por s?më dha ndonjë numër, pasi foli me numrin e rojes së firmës time. Unë isha ne Durrës.?

E për t?u siguruar se diçka e tillë ishte e vërtete dëshmitari u pyet dhe nga vetë Emiljano Shullazi nëse e njihte, ndërsa ky i fundit tha se nuk e kishte parë asnjëherë. Kjo është dyta dëshmi pas asaj të truprojës së biznesmenit Ylvi Beqja, i cili tha të njëjtën histori se nuk e njeh personalisht Shullazin, por biznesmeni i kishte treguar që janë me fat që kanë në krah atë.

Në seancën e radhës pritet dëshmia e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri drejtorit të policisë Haki Çako rektorit Mynyr Koni, Dhori Kule e Shezai Rrokaj.

Free Traffic Exchange