Report TV - Negociatat, ministri i Jashtëm i Luksemburgut: Në 2018

2018-05-03 0

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn është takuar sot me ministrin për Europën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në konferencën për shtyp Asselborn ka folur për situatën e krijuar në Union për sa i përket daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, proces ky që duhet të mbyllet brenda dy viteve.

Ndërkohë për sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, Asselborg është shprehur se ka shumë shanse që kjo gjë të ndodhë në 2018.