http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në vitin 2018, bëhet gjithmonë e më i mundshëm. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, bëri të qartë vendimin e pritshëm të BE-së. Ndërkohë që shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi angazhimin e qeverisë së Tiranës për plotësimin e kritereve.
Ministri luksemburgas tha se Europa po përjeton sfida të mëdha, kryesisht pas votimeve në Katalonjë. Por kurrsesi, tha Asselborn dhe Bushati, nuk mund të bëhet krahasimi me Kosovën, siç është ka tentuar ta bëjë ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.
Dy ministrat kanë diskutuar edhe mbi situatën e azilkërkuesve shqiptarë. Assleborn tha se qytetarët shqiptarë duhet të respektojnë regjimin për lëvizje të lirë dhe se nuk duhen shkelur kriteret e përcaktuara. Ndërkohë që Ditmir Bushati, nënvizoi masat e marra nga institucionet ligjzbatuese shqiptare për frenimin e këtij fenomeni.