Report TV - Dosja “Peza” transferohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda

2018-05-03 0

Dosja për ish- deputetin Alferd Peza, tashmë ka kaluar nga Gjykata e Lartë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kjo lëvizje e dosjes së Pezës, mbi të cilin rëndon akuza e fshehjes dhe mos justifikimit të pasurisë prej 1 milion dollarësh, është bërë pasi ish- gazetari nuk është më deputet.

Një nga argumentet kryesore mbrojtëse të ish- deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, për kursimin e 1.13 miliardë lekëve, janë rrogat e larta si ish-gazetar.

Nga ana tjetër, në vitin 2013, kur është zgjedhur edhe deputet i Kuvendit, Alfred Peza ka deklaruar dy llogari në bankat tregtare, përkatësisht 350 lekë dhe 271 mijë lekë. Po këtë vit, bashkëshortja e tij, Mirela Ndini, ka deklaruar një depozitë bankare prej 95.7 milionë lekësh. Burimi i krijimit, sipas deklaratës së Pezës, janë kursime të bashkëshortëve në vite.