Një ushtar komando është arrestuar sot në Tiranë me akuzën e shpërndarjes së drogës në disa zona të kryeqytetit. Ushtari i prangosur është Xhuljano Kasa, 22-vjeç me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore. Njëkohësisht, policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij Denis Kanani, 21-vjeç banues në Tiranë.
Dy shpërndarësve u janë sekuestruar 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, pistoletë e llojit "Magnum", e kalibrit 9 mm, 3 telefona celularë, dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xhuljano Kasa).