Report TV - Berat, dhunohet ish-shefi i SHIK sapo u kthye nga Italia

2018-05-03 2

BERAT-Ish-shefi i SHIK-ut në vitet 1993-1996, Artan Dauti 48 vjeç është dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbrëmjen e sotme, Dautit i është bërë pritë dhe është qëlluar me grushte nga dy persona të maskuar në një rrugicë sapo zbriti nga makina.

Në dëshminë para grupit hetimor, pasi bëri kallëzimin ai ka deklaruar se ?Ishin dy personat që më ndaluan dhe më qëlluan në rrugë sapo zbrita nga makina?. Pasi e kanë dhunuar, autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira, ndërsa Dauti ka vetëm disa gërvishtje në fytyrë.

Artan Dauti kishte 3 ditë që kishte ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton me familjen prej vitesh në Itali. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve.

Free Traffic Exchange