Ora News – Ambasadorja e Holandës: Besojmë në fuqinë dhe kontributin e grave

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxitja dhe mbështetja e nismave sipërmarrëse të grave por edhe promovimi i modeleve të suksesshme ishte ne qendër të takimit që ambasadorja e Holandës në Shqipëri zhvilloi me gratë biznesmene. Diplomatja holandeze Dewi Van de Weerd tha se beson në fuqinë dhe kontributin e grave në shoqëri
Weerd: Interesimi i lartë që patëm gjatë organizimit të këtij eventi tregojnë se gratë dëshirojnë të zhvillohen të ndërlidhen dhe të bashkëpunojnë me një model biznesi për biznesin. Unë besoj se vendi është dukshëm duke kapërcyer kufizimet e së shkuarës, të cilat tradicionalish kanë penguar gratë sipërmarrëse.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërrmarësve, Sonila Qato, garantoi më shumë mbështetje si dhe rritje të numrit të grave biznesmene.
Qato: Sot rreth 31% e sipërmarrjes është e drejtuar dhe administruar nga gratë ndaj ne do kemi një ambicje edhe në këtë mandate qeverisje për të rritur sa më shumë numrin e grave sipërmarrëse të rrisim sa më shumë gruan për ti dhënë pavarësi asaj dhe mbi të gjitha për të bërë gruan një forcë e cila edukon jo vetëm shoqërinë, familjen por mbi të gjitha edukon të gjithë kombin.
Në biznesin e Fatmira Guzinës të punësuara janë vetëm gra. Ajo grumbullon bimë medicinave nga gratë që jetojnë në zonat rurale dhe më pas i eksporton ato në mbarë botën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadorja-e-holandes-besojme-ne-fuqine-dhe-kontributin-e-grave/

Free Traffic Exchange