Report TV - Balkan Film Market starton për herë të parë në Shqipëri

2018-05-03 0

Balkan Film Market, duke filluar që nga 2 tetori do të startojë për herë të parë në Shqipëri. Ky event përfshin vendin tonë në hartën rajonale të aktiviteteve të industrisë së filmit. Me ketë rast Qendra Kombëtare e Kinematografisë në praninë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ka organizuar forumin me krijuesit, kineastët dhe producentët nga gjithë rajoni i Ballkanit dhe Italia. Ministrja e Kulturës ka folur rreth programit Creative Europe që mbështet filmat shqiptarë.
?Pa dyshim besoj që nëse Europa krijuese ka arritur të japë për artistët shqiptarë, përmes projekte të ndryshme, mbi 700 mijë euro, kjo është meritë e artistëve shqiptarë dhe vetëm e tyre?, tha Kumbaro.

Ndërsa drejtori i Qendrës Kombëtare të Filmit Ilir Butka, përmendi interesin e Shqipërisë në bashkëprodhime rajonale dhe me Italinë, përmes Anica Film dhe Apulia Film Comission.

?Dua të falënderoj për prezencën përfaqësuesin e partnerëve tanë, dhe do të donim të vazhdonim me ta më tej bashkëpunimin.?, tha Butka