Ora News – Kushtetuesja, pritet vendimi për vettingun

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuesse ka dëgjuar palët në lidhje me tre ligje thelbësore të reformës në drejtësi.Shoqata e Gjyqtarëve dhe Unioni kanë ngritur si shqetësim,mënyrën e vlerësimit të figurës si dhe metodën e zgjedhur për vendosjen e pagave.
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankimimin e Shoqatës dhe Unionit të Gjyqtarëve të cilët kundërshtojnë si antikushtetuese 23 nene të tre ligjeve pjesë të paketës së reformës në drejtësi.
Një nga pikat më të debatuar ne seancë ishte nje pike e ligjit për vlerësimin e pastërtisë së figurës së tyre. Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Nerjon Bani e cilesoi si antikushtetuese penalizimin që i behet një gjyqtari nesë një i afërm i tij mund të kete lidhje me persona me precedent penal.
Bani: Do mbajë përgjegjësi disiplinore ose penale gjyqtari apo prokurori sepse kunati apo krushqia ka pasur biografi të keqe. Kjo nuk mund të ketë asnjë lloj lidhje.
Por përfaqësuesja e kuvendit Vasilika Hysi ka argumentuar se në përcaktimin e pastërtisë së figurës do merren për bazë të dhëna konkrete nga një sërë institucionesh dhe nuk do hetohen vetëm për një fakt apo për një foto.
Hysi: Kushtetuta në aneksin e saj ka parashikuar edhe kontaktet e papërshtatshme dhe me lidhjet me krimin e organizuar. Nëse të gjithë e dinë, kanë një foto me Shullazin apo Lul Berishën dhe nuk mund të pretendojë që unë nuk e di që ai është person që ai ka lidhje me botën e krimit.
Diskutime në Kushtetuese pati edhe në lidhje me pagat.Sipas grupeve të interesit përcaktimi i pagave nuk është i drejtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kushtetuesja-pritet-vendimi-per-vettingun/

Free Traffic Exchange