Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike do të nisë një aksion politik i cili do të përqëndrohet në denoncimin e krimit, dhe për këtë në selinë blu po hartohet një projekt politik dhe ligjor.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha se vendi është në prag katastrofe përsa i përket shtetit ligjor dhe demorkacisë, ndaj tha ai detyra e opozitës është të bashkohet në një koalicion vlerash me qytetarët për të larguar ata që ai i quan baballarët politik të krimit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demroaktike, është diskutuar edhe raporti i OSBE-së për zgjedhjet, dhe kërkesa për ngritjen e kosmionit parlamentar për reformën në drejtësi që pritet të miratohet në seancën parlamentare të së enjtes.
Ende nuk janë përcaktuar emrat e deputetëve që do përfaqësojnë Partinë Demokratike në komisionin e reformës zgjedhore, por burime branda grupit të PD i thanë Ora News, se anëtarët do të jenë edhe 4 aleatët të cilët u zgjodhen deputetët në sitën shumëemerore të kësaj foce poltike.
Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha
Basha: Në qendër të vëmëndjes ka qënë raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, çështja e ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe konfirmimi i të vërtetës së njohur botërisht nga shqiptarët se sot Shqipëria nuk qeveriset por sundohet nga bandat dhe nga klanet mafioze.
Raporti i OSBE/ODIHR-it e thotë qartë. Fakti i parë është se vota në 25 Qershor u ble, u dhunua, u tjetërsua. Fakti i dytë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste. Fakti i tretë është se blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste u bë përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe ndihmës së bandave kriminale dhe klaneve kriminale të krimit të organizuar anembanë Shqipërisë.
Qytetarët e kanë fare të qartë se kur një qeveri del nga shit-blerja e votës, kur një qeveri vjen në pushtet me votat e blera, edhe vetë qeveria është e blerë. Se kur përdoren kriminelët për të blerë, për të shantazhuar, për të dhunuar, për të mbledhur votat e qytetarëve, qeveria do ti përkasë kriminelëve dhe jo qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-shqiperia-ne-prag-gremine-pd-plan-ligjor-per-te-mposhtur-krimin/