http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën ankimore të Shoqatës së Gjyqtarëve, që vlerësojnë si antikushtetues ligjin për Vettingun.
Përfaqësuesi i Shoqatës se Gjyqtareve mbrojti qëndrimin se vettingu bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit, deri kur gjyqtaret sipas tij paragjykohen per lidhje te mundshme me krimin. Ne seancën dëgjimore, përfaqësuesja e Kuvendit, deputetja Vasilika Hysi, hodhi poshtë kërkesën per shpallje si antikushtetues te Vettingut. Sipas saj, çdo gjykatës do kalojë përmes një filtri të imët kontrolli.
Shoqata Kombëtarë e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve në padinë e depozituar në Kushtetuese atakojnë tre ligje, Vettingun, statusin dhe organet e qeverisjes vendore. Gjyqtarët mendojnë se ka shkelje kushtetuese, të cilat lidhen me vlerësimin e pasurisë së tyre, anës profesionale si dhe ecurisë së karrierë.