Report TV - Ndërtimet pa leje,nis aksioni për 'spastrimin' e rrugëve kombëtare

2018-05-03 0

Nis të zbatohet urdhri i dhënë pak javë më parë nga ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili u shpreh se të gjitha akset kombëtare do të pastrohen nga njësitë tregtare e tabelat e reklamave dhe afati kohor që subjektet të largoheshin vullnetarisht ishte 15 ditë.
Këtë të hënë ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në rrugët kombëtare. Aksioni ka nisur fillimisht nga aksii kombëtar Tiranë-Rrogozhinë. Objekti i parë i cili është prishur është një biznes në mbikalimin e Shkozetit. Aksioni është ndërmarrë nga IKMT dhe ARRZH të cilat kanë nisur të heqin objektet pa leje. Autoritetet u kanë lënë 2 javë kohë autoriteteve për heqjen e objekteve.

Bici: Objektet në rrugë, burim aksidentesh
Drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici u shpreh se janë evidentuar objektet e paligjshme në të gjitha rrugët e vendit. Të gjitha objektet sipas saj janë njoftuar për aksionin e ndërmarrë. "Në zbatim të urdhrit të përbashkët të Ministrave Gjiknuri dhe Xhafa, sot ka filluar pastrimi i të gjitha akseve kombëtare nga ndërtimet e paligjshme të cilat bëhen shkak për burime aksidentesh. Aksi parë që kemi zgjedhur për të filluar është Tiranë-Rrogozhinë që vazhdon pastaj deri në Vlorë. Puna ndërmjet të dy institucioneve ka filluar prej ditësh. Paralelesisht po punohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë për të bërë njoftimet përkatëse dhe procedurat ligjore. Aksi që do pasojë do jetë aksi Tiranë-Shkodër-Hani Hotit?, u shpreh drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici.