Report TV - Nis sot viti i ri shkollor në Institutin Kulinar “Royal”

2018-05-03 7

Mes studentëve të rinj dhe profesionistëve të kuzhinës, nisi sot viti i ri shkollor në Institutin e Artit Kulinar ?Royal?. Drejtuesi i Institutit Royal, shef Krenar Beshiri thotë së numri i nxënësve të certifikuar ka ardhur në rritje, teksa na njeh me risitë që sjell ky vit për studentët e rinj.
?Gatuhet nga e marta në të premte, japim informacion gjithë javës. Çdo nxënës praktikon praktikon të gjitha produktet, kalon mjetin e parë mësimorë që lëndën e parë, dhe të gjitha ato që gatuan i konsumon po vetë që është çekimi risisë që kur jemi themeluar. Këtë vit jemi në përfundim të një laboratori super gjigant, domethënë të një klase të re që nxënësit do fillojnë për sistemin dy-vjeçar?, shprehet shefi Krenar Beshiri.

Sipas shef Krenarit, një nga objektivat e Institutit është punësimi i të rinjve. ?Këtë vit kemi bërë kontrata në Maltë në Gjermani, për të gjithë nxënësit që kanë mbaruar nga vjet. Ne na kanë ardhur emaile të ndryshme pasi na kanë ndjekur më websitin tonë dhe na kanë ofruar punë për studentët tonë. Kush donë të bëhet kuzhinier këtu bëhet kuzhinier?, thotë Beshiri.