Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas prishjes së rreth 130 ndërtimeve pa leje në qytet, aksioni i bashkisë së Elbasanit shtrihet edhe në akset nacionale drejt Librazhdit dhe Peqinit, ku do të largohen tabelat dhe tregtarët ambulantë që nuk kanë lejet përkatëse. Sipas policisë ndërtimore, nuk do të ketë tolerancë për asnjë objekt. Kryeinspektori Aurel Kaja kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar me vullnet hapësirat publike.
Prishja e objekteve pa leje që ka nisur prej javësh në Elbasan do të shtrihet edhe në akset nacionale, Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Peqin në zbatim të urdhrit të ministrit Damian Gjiknuri.
Ky urdhër përfshin jo vetëm ndërtimet pa leje por edhe tabelat të cilat kanë zaptuar hapësirat publike, largimin e tregtarëve ambulant përgjatë akseve të cilët kthehen në shkak aksidentesh.
?Sipas udhëzimeve të ministrit Damian Gjiknuri edhe policia bashkiake në qytetin e Elbasanit do të ndërmarrë një aksion për të larguar të gjithë tregtarët ambulantë që shpesh herë kthehen në burim për aksidentet për shkak se mjetet ndalojnë në vende të pacaktuara dhe do të prishen të gjitha objektet që kanë një mungesë të lejes së ndërtimit.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-lirimi-i-hapesirave-publike-shtrihet-ne-akset-nacionale/