Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë, më datë 7 tetor 2017, Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë së PS do të nisë në orën 10:00, në Hotel Tirana Internacional, në sallën Akernia.
Report Tv ka zbardhur rendin e ditës të Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të hapet nga Gramoz Ruçi dhe mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Në rend dite janë 5 pika, mes të cilave është edhe prezantimi i objektivave të 100 ditëve të para të qeverisjes ?Rama 2?, ku çdo ministër do të flasë nga 3-5 minuta.
Rendi i ditës:
1. Hapja e punimeve të Asamblesë ? sh.Gramoz Ruçi.
2. Prezantimi i objektivave të 100 ditëve të para të qeverisjes. Çdo ministër nga 3-5 minuta. (renditja TBC).
3. Prezantimi i konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen ? sh.Saimir Tahiri, 5 minuta.
4. Organizmi i zgjedhjeve brenda partisë ? sh.Bashkim Fino, 5 minuta.
5. Fjala përmbyllëse e Kryetarit të partisë, Edi Rama.