Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu bën kritika të forta për sistemin e drejtësisë në vend.
Fjalën e tij në 20-vjetorin e shkollës së magjistraturës ai citon raporte të Departamentit të Shtetit, sipas të cilave Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit.
?Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave?.
Në këtë pikë, diplomati amerikan përmend edhe emra të përveçëm.
?Trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë.
Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t?i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri?.
Por ambasadori Lu gjen vend edhe për optimizëm në pritje të fryteve të para të dekrimnalizmit, luftës ndaj kanabisit dhe Vetingut për të cilat thotë se është bërë përparim.
?Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Në këtë drejtim, Kuvendi i 2017-ës është më i mirë se Kuvendi i 2013-ës. Më në fund, shqiptarët, në qeveri dhe në opozitë, duhet të jenë krenarë për përparimin domethënës kundër kultivimit të kanabisit. Por sfida më e madhe dhe më e vështirë është ende përpara Shqipërisë ? lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen?.
Diplomati amerikan ka kërkuar angazhim më të fortë kundër krerëve të grupeve krimanale. Sipas tij në 2016-ën u arrestuan 1349 persona për trafik droge, por nuk u dënua asnjë organizator, njëlloj si në 2015-ën.
Tv Klan