Vettingu ne polici - Xhafaj letër çdo polici, shkruaj ministrit

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është drejtuar me një letër çdo drejtuesi policie ku pasi i shpreh mirënjohje inkurajon për të luftuar krimin dhe triumfuar mbi të.
Sfida e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë.
?Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit.

Për këtë arsye, akti im i parë si Ministër i Brendshëm, shënoi nisjen e procesit për organizimin e Vetting-ut për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Pjesë e këtij shërbimi do të jenë vetëm njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të lartë moral,? shkruan Xhafaj në letrën e tij.
Ministri i Brendshëm garanton mbështetjen për çdo efektiv policie dhe shton:
Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: shkruajministrit@punetebrendshme.gov.al, e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time.
?Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale.?
Xhafaj e mbyll letrën duke shkruar: Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër veçse të triumfojmë mbi këto sfida në emër të së nesërmes më të mirë të prindërve dhe fëmijëve tanë.
Mbi supet tona qëndron e ardhmja europiane.
Suksesi do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-leter-cdo-polici-shkruaj-ministrit/