Report TV - Ndërtimet pa leje,nis aksioni për 'spastrimin' e rrugëve kombëtare

2018-05-03 0

Nis të zbatohet urdhri i dhënë pak javë më parë nga ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili u shpreh se të gjitha akset kombëtare do të pastrohen nga njësitë tregtare e tabelat e reklamave dhe afati kohor që subjektet të largoheshin vullnetarisht ishte 15 ditë.

Këtë të hënë ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në rrugët kombëtare.

Aksioni do të nis në aksin kombëtar Tiranë-Rrogozhinë. Objekti i parë i cili është prishur është një biznes në mbikalimin e Shkozetit.

Aksioni është ndërmarrë nga IKMT dhe ARRZH të cilat kanë nisur të heqin objektet pa leje .Autoritetet u kanë lënë 2 javë kohë autoriteteve për heqjen e objekteve.

Drejtoresha e IKMT,Dallëndyshe Bici u shpreh se janë evidentuar objektet e paligjshme në të gjitha rrugët e vendit. Të gjitha objektet sipas saj janë njoftuar për aksionin e ndërmarrë.

Free Traffic Exchange