Skandal në Parkun Arkeologjik të Butrintit, ku kanë filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të zonës së mbrojtur. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Shqiptarja.com ka mësuar se në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe. Objekti po ndërtohet në Akropolin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, e cila është më e larta në Butrint.
I pyetur nga Shqiptarja.com, Drejtori i Parkut Arkeologjik, Gjergji Mano bën të ditur se leja për ndërtimin brenda zonës së mbrojtur është dhënë nga Ministria e Kulturës. Ndërsa firma që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij objekti është Hako sh.p.k. Sipas UNESCO brenda parkut arkeologjik nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, përveç punimeve për mirëmbajtje dhe restaurim.