Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka lëshuar deklarata të forta në ceremoninë e 20 vjetorit të shkollës së Magjistraturës
Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacionet kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për madhrat kontrabandë
Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale.
Lulzim Berisha, u lirua gabimisht. Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj. Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Këta meritojnë të jenë në burg.
Donald Lu: Nese nuk arrestohen peshqit e mëdhenj, kanabisi do të kthehet
? Sfida më e madhe është ende përpara. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet. Gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen.?
Në 2016 u arrestuan 1940 persona por më pak se 100 u dënuan tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk është arrestuar apo dënuar asnjë peshk i madh? u shpreh ai.
Ambasadori i SHBA-së njoftoi se vettingu do të fillojë javën që vjen dhe ky proces duhet të bëhet me profesionalizëm
Opinioni për parlamentin e ri?
? Parlamenti i 2017 është me i mirë se ai i mëparshmi. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga Parlamenti? nënvizoi ambasadori amerikan.
Në këtë aktivitet morën fjalën dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin si dhe kreu i gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-20-familje-kriminale-shqiptare-dominojne-aktivitetin-kriminal/