Një pjesë e banesës së Shkëlzen hasanit është shkrumbuar në fshatin Shtoj i vjetër në Shkodër, si pasojë e një zjarri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Hasani bën thirrje për ndihmë, pasi siç shprehet ai, rrezikohet të shembet edhe pjesa tjetër e banesës.
Përfshihet nga flakët njëra nga dhomat e banesës së Shkëlzen Hasanit, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër. Shkaku i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Familja Hasani përbëhet nga 7 anëtarë dhe vetëm kryefamiljari punon për të siguruar të ardhurat.
Zjarri që ka përfshirë shtëpinë e Z. Hasani ka ndodhur para tre ditësh dhe askush nuk është interesuar për t?i ardhur në ndihme. Kryefamiljari apelon per mbështetje, pasi nga flakët rrezikohen të shemben edhe dhomat e tjera bashkë me korridorin.