Ora News - ‘Negociatat në 2018? Sinjale pozitive nga Brukseli.Opozita konstruktive’

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari i grupit parlamentar të PS-së, Ervin Bushati, është optimist se Shqipëria do të marrë ftesën për hapjen e negociatave me BE vitin e ardhshëm.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se sinjalet nga Brukseli janë shumë pozitive, duke iu referuar kështu takimit të fundit me reporterin e PE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.
Bushati: Jo vetëm mbështetja politike dhe demokratike me vota por edhe sinjalet si në ekonomi janë pozitive ashtu edhe të partnerëve ndërkombëtarë janë shumë pozitive. Javën e kaluar kishim një takim me reporterin e PE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, isha bashkë me kreun e grupit Balla dhe ishte shumë i qartë në mesazhin që na tha: Shqipëria ka ndërmarrë një reformë shumë pozitive sa i përket sundimit të ligjit dhe reformës kushtetuese për të pasur më në fund ligj në Shqipëri dhe zgjedhjet kanë qenë transparemte, të lira dhe të ndershme, kuptohet me problemet që kanë kjo anë e botës por që gjithmonë janë drejt përmirësimit. Jo vetëm nga ana politike por edhe në pikëpamjen ekonomike kemi investime dhe Shqipëria shumë shpejt me pak fat ndoshta dhe mes marrëdhënieve politike që ka BE, të marrë vitin e ardhshëm, kështu na u tha, të paktën ftesën për BE. Të jemi më të integruar.
E ndërsa dy forcat politike kryesore opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e shohin me skepticizëm kërkesën e mazhorancës për një tryeze me pjesëmarrjen e kryetarëve të partive për procesin e integrimit, Bushati thotë se komunikimi nuk i bën dëm askujt.
Përkundër deklaratave që i sheh më shumë rrjedhojë e problemeve të brendshme tek të dy partitë, Bushati deklaron se opozita ka pasur një qasje konstruktive në raport me mazhorancën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/negociatat-ne-2018-sinjale-pozitive-nga-brukseli-opozita-konstruktive/