Ndërpriten punimet në Rrugën e Kalasë në Elbasan, shkak është bërë mosinvestimi i Bashkisë në tubacionet e ujërave të pijshme dhe atyre të zeza.
Ndërkohë që Bashkia u ka bërë thirrje kompanive që të respektojnë afatet e punimeve, firmat i bëjnë thirrje kësaj të fundit të investojë në tubacionet e ujit të pijshëm dhe ujërave të përdorura.
Kemi një javë që kemi lajmëruar bashkinë që të bëjmë punimet e ujrave dhe na thonë vini lekët për të blerë tubat e ujit të pishëm. Një javë që po na pengojnë dhe po rrimë këtu të bllokuar. Do e kishim shtruar ketë rrugë dhe do ishte mbaruar. Sot fola në telefon me inxhinieren e bashkisë dhe më thanë që do hapim rrugën tjetër kur nuk kanë mbyllur këtë rrugë akoma?, shprehet Gëzim Medulaj, përgjegjës për firmën AD STAR SH.P.K.