http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që nga viti 2014, shoferët shqiptarë paguajnë shtrenjtë sigurimin e automjetit, në rastin kur duan të dalin jashtë kufirit. Kjo tarifë është 40 euro për dy javë. Edhe kur do të kalosh një ditë të vetme në Ulqin, Budva, Strugë apo Selanik, tarifa nuk ndryshon. Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, shpjegon arsyet pse shqiptarët e paguajnë shtrenjtë këtë produkt.
?Kartoni jeshil është një produkt me te cilin kompanitë e sigurimit dalin me humbje. Unë mund t?ju konfirmoje se ne 6-mujorin e parë të këtij viti, janë milion euro dëm të paguara, vetëm si pasojë e aksidenteve automobilistike të ndodhura jashtë territorit të Shqipërisë. Di t?ju them se përqindja e demeve jashtë Shqipërisë është gati 5 herë me e lartë se brenda vendit?.
Koçi shpjegon edhe arsyen pse vendet e rajonit, si për shembull Maqedonia, e ka këtë produkt me çmim më të lirë se Shqipëria.
?Maqedonia nuk ka këtë ekspozim që ka Shqipëria me vendet e Bashkimit Europian. Për rrjedhojë edhe kostoja e tyre do të jetë ndryshe nga ne. Unë mendoj se ky çmim reflekton koston reale te produktit.?
Në Shqipëri, kostoja e kartonit jeshil nis nga 40 euro deri në 400 euro në vit. Por qytetarët zgjedhin ta presin në vendet fqinjë, për shkak të kostos më të lirë. I njëjti fenomen vërehet edhe me furnizimin me karburant, ku rajoni mbetet më i lirë. Për aq kohë sa të gjitha kompanitë ofrojnë të njëjtin çmimi të padiferencuar dhe me të njëjtat kushte, atëherë dyshimet janë se ky treg ka probleme me konkurrencën.