Veliaj: Do të bëjmë më shumë për moshën e tretë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 tetori njihet si dita ndërkombëtare e të moshuarve, ndaj dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, shtroi një dreke për këtë kategori, që qëndron në qendrat sociale të bashkisë.

?Erdha t?ju uroj të gjithëve gëzuar festën e 1 Tetorit, ?Ditën e të Moshuarve?. Besoj se një qytet e ka shumë të rëndësishme të bëjë punime në infrastrukturë, për rrugë, pëe ujësjellës, të ketë parqe, çerdhe, kopshte, shkolla. Por mbi të gjitha, një qytet është shumatorja e njerëzve. Të mos harrojmë që ajo që e bën qytetin qytet është familja e madhe e njerëzve që banojnë në atë qytet dhe kjo do të thotë respekt për këdo që ka dhënë kontribute, që vazhdon të japë kontribute, pavarësisht pse ndoshta nuk është në punë aktive, por është në moshën e tretë?.


Veliaj premtoi se investimet e bashkisë do të fokusohen edhe tek qytetarët e kësaj moshe, ndërsa do të jenë gati edhe 50 kënde të tjera shplodhëse në çdo lagje. Në dy vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën një ?Kafe me gjyshin?, nisëm kjo e cila u mundëson të moshuarve të pinë kafe me 20 lek në disa prej lokaleve të qytetit.