Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike pranë një karburanti, ku dy persona janë qëlluar me bershëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.
Dy personat që janë qëlluar me armë zjarri kanë qenë në makinën Benz me targa VL 6368 C, ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë.
Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj na informon se pistoleta dyshohet se është e një prej personave të plagosur. Në momentin kur kanë filluar të shtënat mendohet se personi që ka pasur pistoletën ka dalë nga makina për të qëlluar por më pas është plagosur.
Të plagosurit janë Dritan Bega 52 vjeç dhe Ferdinant Llanaj 39 vjeç të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
39-vjeçari Llanaj është vëllai i Alëksandër Llanajt. njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me 35 vite burg.
Ndërkohë mësohet se në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinand Llanaj.
?Mendohet se autorët kanë dalë nga një makinë, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar?, sqaron korrespondetja e Ora News.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.
Lexo me shume për masakren e Çoles
Njoftimi i Policisë
Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ?Mercedes Benz? me targa VL 63 68 C.
Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç
Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vlore-te-shtena-me-arme-prane-nje-karburanti/