Atentat në Vlorë, plagosen rëndë Ferdinand Llanaj e Dritan Begaj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora është zgjuar këtë te diele nen krismat e armeve dhe frikës. Nje atentat me pasoje plagosjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 9.30 ne rrugën transballkanike, pranë nje karburanti. Persona te paidentifikuar kane qëlluar me automatik ne drejtim te nje mjeti ?mercedez benz?, qe ishte ne lëvizje. Si pasoje, janë plagosur Ferdinant Llanaj, 39 vjeç dhe Dritan Begaj 50 vjeç. Pas atentatit, autoret jane larguar me shpejtësi me mjetin e tyre.

Gjate shkëmbimit të zjarrit është lënduar edhe një femije 8-vjeçar, i cili sipas policise është djali i Ferdinant Llanajt, qe mbeti i plagosur. Ne vendngjarje është gjetur nje pistoletë, e cila mendohet se është e njerit prej te lënduarve. Dy te plagosurit janë transportuar ne spitalin e Vlorës dhe janë ne gjendje kritike për jetën.


Pak orë pas krimit, policia gjeti makinën e dyshuar të autorëve. Automjeti i djegur tip ?BMV? ishte braktisur pranë fshatit Kafaraj në Fier. Pista kryesore mbi te cilen po heton policia është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi njeri prej te plagosurve ne ngjarjen e sotme, Ferdinant Llanaj, është djali i Baftjar Llanajt, i cili është vrare ne qershor te 2011-es, ne Selenice te Vlorës. Në atë ngjarje mbeti i plagosur edhe nje prej atentatorëve, Sako Xhaferri. Nga hetimet e policisë rezultoi se motivi i vrasjes se 60 vjeçarit Llanaj, ishte hakmarrja.

Por kjo nuk eshte historia e vetme e familjes Llanaj me ngjarje kriminale. Vëllai i Ferdinat llanajt, Aleksandri, eshte dënuar nga Gjykata e Vlorës me burgim te përjetshëm, pasi akuzohet si nje prej autoreve te masakrës se Çoles. Kjo ngjarje e rende ndodhi ne prill te viti 2015-te, ne një kazino ku mbeten te vrare tre persona: Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Ndërkohë nje tjetër ngjarje e mbetur pa autor nga blutë e Vlorës është ajo e 27 majit te këtij viti, ku gjate nje atentati mbeti i vrare Erven Hyseni, pronari i nje televizioni lokal dhe drejtori i OSHEE, qe humbi jeten aksidentalisht. Erven Hyseni është kushëriri i pare i njërit prej viktimave te ngjarjes se Çoles.

Free Traffic Exchange