Report TV - Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve Veliaj:Më shumë mbështetje

2018-05-03 0

Në ?Ditën Ndërkombëtarë të të Moshuarve?, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë të veçantë në qendrat e saj sociale për të gjithë ata të moshuar që ndodhen në vështirësi ekonomike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shërbeu drekën për dhjetëra të moshuar në qendrën sociale në Bulevardin ?Zogu I?, ku theksoi se krahas përmirësimit të infrastrukturës së qytetit, një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe mbështetjes së moshës së tretë, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për shoqërinë.