Mashtroi familjarët e viktimës së një aksidenti ndodhur në vitin 2013, arrestohet nga policia e Tiranës avokati Myrteza Myftari 56 vjecar.
Myftari është personi që shihni në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com ndërsa arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit të depozituar në polici nga familjarët e viktimës F.R.
Nga hetimet dhe kallëzimi i bërë rezulton se familjarët e viktimës F.R janë dëmshpërblyer nga kompania e sigurimit me një shumë prej 2.722.424 lekë, por këto para sipas kallëzimit avokati nuk jua ka dhënë asnjëherë.