Report TV - Basha:Vepra e At Zef Pllumit,mesazh për lirinë e kërcënuar edhe sot

2018-05-03 0

Në 10-vjetorin e vdekjes së At Zef Pllumit, kreu i Partisë Demokratike gjatë vizitës në ekspozitën kushtuar figurës së At Zef Pllumit u shpreh se kjo ekspozitë është frymëzuese dhe se veprat e tij nuk e kanë vendin në muze. Basha theksoi se vepra e At Zef Pllumit ia vlen të lexohet sidomos në ditët e sotme ku sipas tij kërcënohet liria e zgjedhjes.

? Është ekspozitë frymëzuese, prekëse, është një mesazh për lirinë. Ia vlen cdo sakrificë për lirinë, ky mesazh është aktual pasi edhe sot sepse kërcënohet liria e zgjedhjes. I rekomandoj kujtdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, ta shoh. Jeta dhe veprat e At Zef Pëllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij ?Rrno vetëm për me tregue?, duhet të jetë në tekstet shqiptare. Si një kushtrim për njerëzit e lirë, se ja vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet. Veprat dhe jeta e At Zef Pëllumbit nuk e ka vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarët, pasi aty e ka vendin e keqja. Shqiptarët të gjejnë forcën për të kycur në muze të keqen? theksoi Basha.

Free Traffic Exchange