Ora News -Atentat në Vlorë, plagoset vëllai i Aleksandër Llanajt dhe i biri 8 vjeçar

2018-05-03 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës. ku tre persona janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:35 në rrugën Transballkanike pranë një karburanti, ku dy persona janë qëlluar me bershëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.
Të plagosurit janë Dritan Bega 52 vjeç, Ferdinant Llanaj 39 vjeç dhe djali i tij B.Ll 8 vjeç. Të tre janë dërguar në spital, por Bega dhe Llanaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Dritan Bega dhe Ferdinand Llanaj ndodheshin në makinën Benz me targa VL 6368 C. Ndërsa djali i Ferdinand Llanaj ka qene ne afersi te makines dhe baneses ku ka ndodhur ngjarja dhe ka marrë plagë në krah nga xhamat e thyer të makinës.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është e një prej të plagosurve.
Në momentin kur kanë filluar të shtënat mendohet se personi që ka pasur pistoletën ka dalë nga makina për të qëlluar por më pas është plagosur.

?Mendohet se autorët kanë dalë nga një makinë, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar?, sqaron korrespondetja e Ora News.
39-vjeçari Llanaj është vëllai i Alëksandër Llanajt. njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me 35 vite burg.
Ndërkohë mësohet se në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinand Llanaj.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende autorët e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vlore-te-shtena-me-arme-prane-nje-karburanti/