Organizohet për herë të parë në sallën e Kuvendit një takim i atij që ka marrë emrin parlamenti rural. Në fokus të kësaj nisme të re është zhvillimi dhe efikasiteti i projekteve për zhvillimin rural në vend. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fjala e blegtores Rigerta Loku nga Mirdita.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi nuk u mundua të gjejë fajet e situatës, por u ndal te zgjidhjet e saj.
I organizuar në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, në fokus të këtij takimi ishte adresimi i sfidave të zhvillimit bujqësor shqiptar./Tv Klan