Farka?Fest është ftesa e fundjavës për të gjithë ata që duan të shkëputen pak orë nga jeta e kryeqytetit. Në parkun e Liqenit të Farkës, aktivitetet e shumta kanë mbledhur grupmosha të ndryshme.
Blendi Gonxhja, kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, thotë se promovimi i bukurive natyrore është qëllimi kryesor.
?Fëmijët e sotëm dhe të rinjtë që kanë qënë sot këtu të mbajnë mend që kanë mbjellë pemë, që farka është e tyre. Që parku i Farkës është i tiranës, që të ndërgjegjësohemi që në këtë mënyrë ti mirmbajmë dhe ti vlerësojmë më shumë këto pasuri që kemi në qytetin tonë. Kemi qytetin e lëvizshëm të lodrave dhe aktivitete të ndryshme që i shtohen, në këtë rast kemi Liqenin që na e pasuron ditën, kemi fluturime kemi mbazdite garat e sporteve ekstreme me çunat e Enduros?, shprehet Gonxhja.