Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nën tingujt e muzikës drejtori i Tearit Eksperimental, Kiço Londo ka shpalosur programin për sezonin e ri artistik. 31 shfaqje pritet të vijnë para artedashësve, duke kthyer kështu në skenën e Teatrit Eksperimental emra të njohur si Robert Ndrenika, Arben Derhemi, Luiza Xhuvani dhe shumë të tjerë. Risia e këtij sezoni është ndarja e shfaqjeve në tre salla dhe shfaqjet që pritet të vijnë për fëmijët me aftësi ndryshe.
Kiço Londo: Këtë vit do të funksionojmë me tre salla. Salla e madhe është pagëzuar me emrin Molier. Salla e mesit me Gëte dhe salla ballore, ku do të ketë një muze dhe një histori të të gjitha ngjarjeve të mëdha të këtij lloji në godinën e Teatrit Kombëtar Eksperimental që do të quhet salla Lorka. Do ti shtohet edhe një laborator, pra një shfaqje me fëmijët me aftësi ndryshe.
Drejtori deklaron se teatri shqiptar në vetëvete është në gjrndje kaosi dhe senë Teatrin Eksperimental mungesa e fondeve është problemi kryesor. Sipas Londos është e papranueshme që Teatri Kombëtar por edhe të gjithë teatrot e tjera në rrethe të bëjnë shumë më pak shfaqje dhe të marrin më shumë buxhet sesa Teatri Eksperimental.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/teatri-eksperimental-vjen-me-31-shfaqje-ne-sezonin-e-ri-artistik/