Ora News - I zënë ngushtë pas fjalimit të Gertës, reagon Peleshi: Duhet punë

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vajzë nga Mirdita, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Rural, emocioni të pranishmit, mes tyre edhe deputetë të parlamentit me ato çfarë ajo tha.
E kthyer në vendlindje për t?u marrë me blektori, pas studimeve për shkenca politike në Itali, ajo i dha një shembull politikës duke ia thënë në sy të vërtetat për fshatin, dhe nevojën për të vënë dorë. ?Fshati nuk njeh parti? tha Gerta.
Ne punojmë me dorën e djathtë, zemra në rreh majtas, dhe trurin e kemi në qendër, deklaroi ajo duke kërkuar bashkëpunim të politikës.
Fjala e plotë ? Zëri që oshëtiu në Parlament: Nga Mirdita ime zhvillohet Tirana juaj
Pas saj ministri i Bujqësisë Niko Peleshi pranoi disa nga problematikat e ngritura nga Rigerta ndërsa theksoi se tashmë për bujqësinë duhet punë konkrete dhe të lihen fjalimet.
Peleshi: Nuk bëhet konsolidimi i tokës, as ekstensioni thjesht me një parlament të ministrit apo me fjalë të bukura. Duhet punë konkrete e lidhur me territorin. Nëse ka një dëm të madh është humbja e prestigjit e atyre që kanë lidhje me tokën e fshatin që e ka bërë sot Gertën dhe studenten të duken të pazakonshme
Pavarësisht se ka qenë kryefjalë e qeverive të majta e të djatha bujqësia gjithmonë është lënë në harresë.
Gjatë katër viteve të fundit fondet e akorduara për ministrinë e Bujqësisë kanë qenë modeste dhe të pamjaftueshme shqetësim ky i ngritur edhe nga ish-ministri Panariti gjatë katër viteve që drejtoi këtë sektor

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/i-zene-ngushte-pas-fjalimit-te-gertes-reagon-peleshi-duhet-pune/

Free Traffic Exchange