Ora News - Bujqësia, në 2017 jepen 17 mln lekë më pak se në 2016

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse bujqësia ka qenë një ndër sektorët më të përfolur për të cilin është premtuar mbështetje dhe reforma pa fund të dhënat tregojnë se ajo është lënë në harresë.
Buxheti i shtetit i ka akorduar Ministrisë së Bujqësisë vetëm 10.1 miliardë lekë ose 17 milion lekë më pak se një vit më parë në një kohë që nevojat për investime janë shumë të mëdha.
Në total, bujqësia në Shqipëri merr vetëm 2 për qind të buxhetit ndërkohë që ka një peshën kryesore në programin e bujqësisë për këtë vit e ka mbajtur sektori i ujitjes dhe kullimit siguria ushqimore, zhvillimi rural e agroindustria dhe menaxhimi i peshkimit.
Ndërkohë që rritja e sektorit të bujqësisë gjatë këtij viti vijon të ketë një kontribut shumë të vogël në rritjen ekonomike.
Sipas të dhënave të INSTAT Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,13 % në tremujorin e dytë të këtij viti.
Bujqësia shqiptare aktualisht përballet me një sërë problematikash si fragmentarizimi i tokës,vështirësitë për gjetje financimi çmimet e larta të plehrave dhe farërave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/bujqesia-ne-2017-jepen-17-mln-leke-me-pak-se-ne-2016/